Ne studion Ligjore "Kola&Associates" ne udhehiqemi nga moto per te arritur the rezultatin me te mire te mundshem per cdo klient.Skuadra jone e dedikuar dhe e pasionuar e avokateve dhe asistenteve ligjor me vite experience dhe aftesi te shkelqyera perfaqesimi ju siguron fitimin e se drejtes qe ju takon per cdo ceshtje ligjore.

Studio Ligjore "Kola&Associates" eshte nje nga te paktat zyre ligjore e cila mirepret studentet e drejtesise te kryejne praktikat mesimore si pjese e kurrikules universitare.

Jurist shumëgjuhësh me një eksperiencë të spikatur në zgjidhjen e konflikteve midis palëve të kulturave të ndryshme

Fokusi jone jane

Ceshtjet Penale

Firma jonë Ligjore përfaqëson klientët në çdo çështje penale. Avokatët tanë më të mirë penalist paraqiten në çdo sallë gjyqi në të gjithë Shqipërinë. Ne kujdesemi për paraqitjen dhe hartimin e të gjitha llojeve të padive penale dhe kallëzimeve penale, pranë komisariatit të policisë, prokurorisë dhe gjykatave.

Ceshtjet Nderkombetare

Avantazhi jonë qëndron në ndërthurjen e njohurive të së drejtës ndërkombëtare publike me të drejtat e njeriut. Me Avokatët tanë mund te konsultohei për çdo aspekt të së drejtës ndërkombëtare publike, duke përfshirë ligjin e traktateve dhe interpretimin e traktateve. Ne ofrojmë këshillim për organizatat ndërkombëtare dhe standardet ligjore që lidhen me të drejtat e njeriut.Çelësi i praktikës sonë ndërkombëtare është përvoja jonë e rëndësishme në paraqitjen e çështjeve kryesisht në Gjykatën e Strasburgut.

Ndërmjetësimi Ligjor

Avokatët tanë të ndërmjetësimit janë negociatorë të aftë që kanë mjeshtëruar proçedurën e ndërmjetësimit dhe kanë njohuri dhe kapacitet për të ndihmuar në çështje të ndryshme ligjore, siç parashihet nga ligji shqiptar për ndërmjetësimin.

Ceshtjet Familjare

Avokatët tanë e dinë se gjykimi nuk është i nevojshëm në të gjitha divorcet,ndarjet e pasurise bashkeshortore si edhe ceshtje te tjera familjare . Nëse besojmë se është në interesin tuaj më të mirë, avokatët tanë rekomandojnë zgjidhjen edhe nepermjet ndermjetesimit pervec atyre qe mund te zgjidhen nepermjet gjykates.

Ceshtjet Civile

Avokatët në firmen Ligjore "Kola&Associates" përfaqësojnë klientët në një sërë ceshtjes civile duke filluar nga ato te pronesise, detyrimet kontraktore dhe jashtekontraktore,zgjidhja e marredhenieve te punes dhe të tjera.

E drejta Tregtare

Studio Ligjore "Kola& Associates" ofron një gamë të plotë shërbimesh ligjore për plotësimin e nevojave të klientëve si ato ne fushen e pronësisë intelektuale, Ekipi i avokatëve me përvojë u shërben klientëve të tij ndër të tjera në mbrojtjen e markave tregtare dhe të drejtave të autorit, në mënyrën më efektive te mundshme.

E drejta Administrative

Në fushën e së drejtës administrative ekipi ynë ka përvojë në ofrimin e këshillimit ligjor dhe përfaqësimit gjyqësor bazuar kjo ne njohjen e thelluar të institucioneve publike dhe procedurave administrative.Avokatët tanë ofrojnë të gjitha aspektet e këshillimit dhe përfaqësimit ligjor për bizneset dhe pronarët e tyre që nga themelimi i kompanive deri te çështjet administrative dhe rregullatore.